Krimi në familje, sociologu: Mungesë edukimi në familje dhe në shkollë, mos funksionim i drejtësisë

0
116

Sociologu Gëzim Tushi në një intervistë për Ora News thotë se institucionet edukative e kanë humbur roli edukues dhe shkollat përqëndrohen më shumë në hartimin e kurrikulave mësimore.

Tushi: Këto informacione që keni shpalosur në kronika tregojnë qartë që shoqëria shqiptare ka pësuar dëmtime. Janë disa fenomene që tregojnë se funksionimi i shtetit shqiptar nuk është i mirë. Këto sjellje patologjike kanë ardhur duke agravuar. Kjo lidhet dhe me mungesën dhe dobësimin e disa institucioneve që kanë vlerë të rëndësishme në edukimin e qytetarëve dhe njeriut. Duke filluar që nga familja, shkolla e institucionet sociale, fetare e media. Të gjitha duket se kanë dalë nga shtrati normal. Kjo lidhet dhe me një situatë të amullt të shtetit dhe me zbatimin e ligjit. Kjo ndodh dhe për shkak të reformave me ritme të ngadalta që po ndërmerr qeveria.

Në shoqërinë e sotme sociale është dobësuar shumë familja. Nuk ka asnjë institucion më të mirë edukimi sesa ajo. Mënyra si prindërojnë dhe mënyra e krijimit të marrëdhënieve prindërore. Prindërit mundohen që t’i plotësojnë disa kushte fëmijëve por harrojnë që edukimi është një proces shumë i rëndësishëm. Po na krijohen njerëz me sjellje të përbindëshme dhe me gjak të ftohtë që kryejnë krime. Është një defekt i rëndë i edukimit në shkollë. Misioni edukativ i shkollës është nëpërkëmbur. Kemi gati 3 dekada që kjo ka marrë një karakter të njëanshëm dhe shkolla nuk po i kushton më vëmendjen e duhur.

Duke deklaruar statistika, Tushi thotë se rreth 80 përqind e krimeve në Shqipëri janë brenda familjes ndaj ai vendos theksin në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të afërmit.

Tushi: Një rol shumë të rëndësishëm kanë dhe institucionet fetare. Ne, nivelin më të lartë të krimeve e kemi në familje. Ne e kemi bërë qendrën e konfliktualitetit. Rreth 80 përqind e vrasjeve ndodhin në familje. Po të vini re, vrasjet lidhen më shumë me moshat e reja, adoleshentët që për shkaqe fizike dhe mendore, nuk janë në gjendje të administrojnë veten. Ne kemi një çekulibrim të moshave pasi kemi krime dhe nga 70 vjeçarët. Ne duhet të vendosim marrëdhënie të mira brenda familjeve. Duhet të rregullojmë dhe shtetin. Kriminelët i kuptojnë mirë këto gjendjet e amullta të shtetit me këto reforma dhe kriza, kur gjykatat nuk funksionojnë. Këto i japin një impuls krimit. Revolucioni duhet të jetë i njëanshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here