‘Si kofini pas të vjelit’/ Shqipëria shkrumbohet, qeveria ngre strukturë për parandalimin e zjarreve!

0
114

Qeveria ka vendosur të ngrejë strukturën përkatëse për parandalimin e zjarreve, në fund të muajit korrik, tashme kur pyjet dhe parqet jane perfshire ne flake ne thuajse te gjitha rajonet e vendit.

Ky vendim vjen në një kohë kur edhe sivjet qindra hektarë pyjesh, në bashki të ndryshme të vendit janë përfshirë nga flakët, ndërkohë që vendimi i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi në datën 4 gusht, duke vënë në dyshim funksionimin e kësaj strukture në situatën aktuale, raporton Scan.

Më konkretisht, vendimi parashikon krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, një institucion në varësi të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike. Misioni i kësaj drejtorie është pikërisht të garantojë shmangien e fillimit të një zjarri dhe ngjarjet që lidhen me të ose kufizimin e pasojave të tij apo fatkeqësive të tjera, nëpërmjet promovimit të rregullave, metodave të veprimit, monitorimit, koordinimit dhe trajnimit.

 

 

Kjo strukturë ka përgjegjësi të organizojë punën për realizimin e funksioneve që lidhen me promovimin e rregullave, të metodave të veprimit, të monitorimit, të koordinimit, si dhe të organizojë punën për realizimin e funksioneve që lidhen me kualifikimin dhe trajnimin e personelit të shërbimit vendor të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi.

Javën e fundit të korrikut dhe ditët e para të gushtit zjarret përfshinë zonat veriore të vendit, si: Shkodrën, Lezhën, Kukësin dhe Dibrën, por flakët nuk munguan as në Elbasan, Korçë apo Sarandë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here