Veliaj nuk u dërgon ujë në rubinetë, banorët e Saukut dalin në protestë

0
142

Mungesa e ujit të pijshëm ka sjellë këtë mbrëmje revoltën e banorëve të një lagjeje në Tiranë. Banorë të Saukut kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën duke protestuar për mungesën e ujit të pijshëm gjatë ditëve të fundit. Protesta mësohet se ka zgjatur 10 minuta dhe është zhvilluar pranë Sanatoriumit. Kujtojmë që edhe vetë spitali Covid-2 ka pasur mungesë të theksuar të ujit të pijshëm. Ndërkohë që ditën e nesërme, në orën 8.30 banorët e Saukut kanë paralajmëruar një protestë para Bashkisë së Tiranës për mungesen e ujit të pijshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here