“Fati vendoset nga tjetërkush, me të tjerët merret drejtësia”/ Ja mesazhi i Mustafës pasi shërohet nga COVID-19

0
117

Pas më shumë se 2 javësh në një karantinë të fortë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se është shëruar përfundimisht nga COVID-19. Nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në FB, ai ka falenderuar të gjithë ata që janë lutur për shëndetin e tij, por nuk ka harruar që të përmendë edhe ata që i kanë uruar vdekjen.

“Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time. Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë. Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë është që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtësia”, ka shkruar Mustafa mes të tjerave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here