“Basha ka 2 opsione”, Kulluri për koalicionet: Si mund të kthehen skeptikët në faktor për të ardhur në pushtet

0
88

Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar për Fax News zhvillimet e fundit politike sa ju përket kryesisht ndryshimeve kushtetuese, për të cilat tha se pa opozitën nuk duhet të bëheshin.

“Jam i bindur se opozita parlamentare që është aty prej opozitës zyrtare nuk legjitimohet për të dhënë votën e tyre për ndryshimet kushtetuese. Nëse do të kemi një sistem me lista të hapura me një përqindje të caktuar, është një gabim më i madh akoma, sepse listat ose duhet të hapen ose jo. Justifikimi për kuotat gjinore nuk ndikon së pari sepse është diskriminuese ndaj grave. Nuk e kam parë problematike situatën e përfaqësimit gjinor, normalisht mund të propozohen dhe votohen edhe gratë kandidate për deputete dhe jo domosdoshmërisht duhen nxjerrë në këtë formë që po tentohet të bëhet”.

Heqja e koalicioneve sipas tij duhet të shikohet nga Partia Demokratike si një rrugë ku mund të ndjekë dy mënyra, njëra prej të cilave është futja e aleatëve në lista dhe nga ana tjetër, krijimi njëkohësisht i një grupi tjetër alternativ që futen në garë dhe përfaqësues të saj të jenë të pakënaqurit e Bashës por që pas zgjedhjeve krijojnë një koalicion të madh.

“PD dhe e djathta kanë fituar në 2005 me sistemin mazhoritar miks sikurse ka humbur me të njëjtin sistem në 2001. Një gjë është e vërtetë, elektorati i djathtë është më i fragmnentarizuar se ai i majtë, ne nga e majta kemi sot gjithë partitë e majta të integruara në PS ndërsa nga e djathta jo. Ka dy opsione e djathta nëse shkohet tek heqja e koalicioneve. Njëra rrugë është futja e aleatëve në lista, ç’ka nuk e bëri në 2017 duke bërë një gabim. Tjetra është një tjetër koalicion ku përfshihen aleatët dhe kritikët e PD-së që nuk janë të pakët. Në parlament të bashkohen votat e dy palëve për të formuar një mazhorancë, që të kemi një koalicion të djathtë të PD dhe një koalicion tjetër të djathtë rezervë”, tha Kulluri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here