Agron Duka: Izolimi i Shqipërisë është një faturë që Rama po pranon në emër të makutërisë për pushtet

0
142

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, reagon pas deklaratës së fortë të PPE për ndryshimet kushtetuese.

Sipas Dukës, izolimi i Shqipërisë është një faturë që mazhoranca duket e gatshme të pranojë në emër të makutërisë për pushtet.

“Çdo akt arrogant dhe i njëanshëm i mazhorancës vjen me kosto të lartë për vendin. Izolimi i Shqipërisë është një faturë që mazhoranca duket e gatshme të pranojë në emër të makutërisë për pushtet, por shqiptarët nuk duhet ta pranojnë kurrësesi. Askush nuk mund ta marr peng perspektivën europiane të Shqipërisë; sidomos në emër të një sovranizmi fals, që sot është mishërimi më kuptimplot i shprehjes së Samuel Johnson: Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve!”- shkruan Duka

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here