Analisti i njohur: Rama do t’i shkojë deri në fund kësaj, se për të krimi del me krim! Do të kthehet si një Putin shqiptar

0
106

Analisti Ilir Demalia, thotë se kryeministri Edi Rama do t’i shkojë deri në fund nismës së tij. Sipas tij, ndërkombëtarëve nuk u intereson shumë demokracia, por stabiliteti në rajon.

”Rama do t’i shkojë deri në fund kësaj, se për të krimi del me krim. Nuk ka kthim pas për Ramën, ai do të çmontohet dhe do të bjerë gjithë rilindja që e merr fuqinë nga mazhoranca absolute. Ndërkombëtarëve nuk u intereson shumë demokracia e brendshme, por më shumë stabiliteti në rajon. Por ndërkombëtarët të na japin një model në botë ku ekziston një parlament i tillë me kuorum”.

Ndryshimet kushtetuese, për të nuk mund të bëhen në mënyrë të njëanshme sa herë i teket njërës palë.

”Ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen se më teken mua. Më tregoni një vend që e ndryshon kushtetutën sa herë i teket. Ky parlament është ilegjitim, sepse ata deputetë janë bërë në kundërshtim me çdo procedurë. Rama shfrytëzoi edhe mungesën e opozitës në Kuvend. Rama nuk është budalla dhe ai merr çdo ditë më shumë pushtet. Ka rrezik që të kthehet si një Putin shqiptar, mund të bëhet president e kryeministër”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here