A do e përçajë Rama opozitën? Kryemadhi e vendosur: LSI në 2021 në qeveri me PD, Edi nuk blen dot njeri është i mbaruar!

0
100

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se e ka nisur fushatën elektorale.

‘Çimi duhet të kuptoni një gjë. Nuk ka babë e bir, nonë e gocë ta shpëtojë Edi Ramën. Është i mbaruar, sikur asnjëherë tjetër. Më I tupëruar, ata që do ta turpërojnë dhe do ta zhveshin lakuriq edi ramën ashtu sic ka qejf të rrijë do të jenë socialistët e tij’.

Me ndalimin e koalicioneve a do arrijë Edi Rama t’ju përçajë?

Kurrë! Unë po e them që tani. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrin, ne LSI kemi koalicion me Partinë Demokratike dhe qeverisja jonë pas zgjedhje të 2021 do të jetë  vetëm me partinë demokratike.

Dhe nuk ka për të pasur njeri, bir nëne të lëvizë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo të Partisë Demokratike apo të kujt do partie tjetër që mund të mendojë Edi Rama që mund t’i blejë. Nuk blen dot. Ka blerë seksin deri më tani por dashurinë nuk e blen dot. Kështu që e ka të mbaruar atë punë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here