Në gjendje kritike nga Covid, ish-deputeti socialist falenderon Zotin dhe Ramën në FB: Njeriu më i gjatë dhe largpamës.

0
101

Ish-deputeti socialist në zonën e Vlorës, Fatmir Toçi, prej ditësh është i sëmurë, i prekur nga koronavirusi.

Së fundmi disa media në vend kanë raportuar se gjendja e tij është përkeqësuar dhe aktualisht ndodhet në infektiv, por Toçi vijon të mbetet aktiv në rrjete sociale.

Megjithate ai ka shpërndarë një status të kryeministrit Rama, ku tregohet projekti në zhvillim e sipër i një rruge përgjatë Lumit të Vlorës.

Mbi postim, Toçi falenderon Zotin që i mbushi mendjen Ramës, të cilin ai e cilëson si njeriun më të gjatë dhe më largpamës në Shqipëri.

Postimi i Toçit

Sa gëzim i madh e që nuk shprehet me fjalë, ëndërra e shumë brezave në një shekull!

Falënderojmë Zotin atje Lart që ia mbushi mendjen njeriut më të gjatë e më largpamës këtu poshtë për të realizuar veprën që do t’i ndrrojē faqen dhe fatin e një krahine të tërë dhe gjithë Jugut të vendit.

Mirënjohje pa fund, Edi Rama!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here