“Çfarë do Loku tek zyra e Gonxhes përditë?” Zëdhënësja e PD: Gjeneral Rama merr në mbrojtje ushtarin e tij të korrupsionit

0
151

Zedhenesja e PD Ina Zhpa, shkruan ne faqen e saj ne Facebook se pas denoncimeve te shumta nga PD per aferat korruptive ne Drejtorine e Patentave, Rama ka marre ne mbrojtje ushtarin e tij te kapur ne shkelje te renda, Blendi Gonxhe.

Zhupa shprehet se Ushtari Gonxhe mesa duket i ka dhënë pjesën e tij përherë gjeneralit Rama nga paratë që i zhvat nga taksat e qytetarëve edhe nga rryshfetet

Postimi i plote:

Gjenerali i ushtrisë së rilindjes mori në mbrojtje ushtarin e tij të kapur në shkelje të rënda ligjore, në abuzim me detyrën dhe konflikt interesi.

Rama sot i bëri reklamën Gonxhes për të treguar që nuk ka ndërmend ta shkarkoj por e promovon si modelin e babëzisë edhe korrupsionit që duhet të arrijnë edhe rilindasit e tjerë, të cilët  mund të jenë më poshtë në këto “arritje”.

Është aq shembullore drejtoria e Blendi Gonxhes së Ramës, sa që drejtori merr vete 3 kategori lejesh drejtimi shtesë në 1 muaj pa kurs, tek vartësit e tij, duke shpërdoruar detyrën. Aq shembullore sa që drejtori merr para nga buxheti për kompaninë e tij të transporteve, edhe është autoriteti që jep gjithë sherbimet, lejet, targat, licensat që i duhen kompanisë së tij.

Në vend që Rama ta mbronte sot, pse nuk e thërret Gonxhen në zyrë e ta pyes cfarë do Loku tek zyra e Gonxhes përditë?

Ushtari Gonxhe mesa duket i ka dhënë pjesën e tij përherë gjeneralit Rama nga paratë që i zhvat nga taksat e qytetarëve edhe nga rryshfetet. Kur faktet flasin qartë për shkeljet e Gonxhes, Rama zgjedh të shikoj gishtin-godinat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here