Apeli i ministres për mbajtjen e maskave, eksperti Dasho kritika Manastirliu: Ke promovuar maskën me valvul, gabove sërish

0
118

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar pas publikimit të spotit ndërgjegjësues nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në një reagim në mediar sociale, Dasho shkruan se Manastirliu ka gabuar sërish, pasi ka promovuar maskat me valvul.

Ai shton se këto lloj maskash janë të dëmshme dhe nuk rekomandohen, pasi mbrojnë atë që i mban dhe jo të tjerët rreth tij. Sipas Dashos, ministrja nuk mëson nga gabimet e saj dhe gafat e administratës kompromentojnë figurën e saj.

“NJË MINISTRI QË NUK MËSON! Vazhdojnë gafat e administratës së shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve, që fatkeqësisht komprometojnë figurën e Ministres së Shëndetësisë. Spoti promocional i sapo lançuar nga vetë Ministrja, që synon të edukojë qytetarët për mbajtjen e maskës, sërish promovon maskat me valvul.

Para një jave ishte Zonja Ministre që mbante një maskë të tillë gjatë vizitës në QSUT “Nënë Tereza” duke u bërë objekt kritikash në media dhe rrjetet sociale. PSE? Maska me valvul quhet ndryshe “maska egoiste” sepse mbron vetëm personin që e mban. AJO NUK REKOMANDOHET, MADJE NË SHUMË VENDE PËRDORIMI I SAJ NDËSHKOHET ME GJOBË NJËLLOJ SI NË RASTIN KUR PERSONI QË E MBAN NUK KA MASKË!

Edhe njëherë duhet sqaruar se përdorimi i maskës bazohet tek parimi i solidaritetit. Maska mbron më pak personin që e vendos dhe më tepër personat rreth tij. THËNË NDRYSHE: MASKA IME TË MBRON TY, MASKA JOTE MË MBRON MUA! I LUTEM SËRISH PËR TË DISATËN HERË KOMITETIT TË EKSPERTËVE DHE MINISTRISË: MENDOJINI MIRË MESAZHET QË I JEPNI PUBLIKUT! MBI TË GJITHA, MOS JEPNI MESAZHE TË GABUARA! NJË MESAZH I GABUAR DËMTON MË SHUMË SE NJË MESAZH I MUNGUAR!”, shkruan Dasho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here