Ndërron jetë 26-vjeçari tek Infektivi…

0
141

Regjistrohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Spitalin Infektiv.

Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një 26-vjeçar nga Kavaja, i cili vuante nga talasemia.

I riu ishte shtruar prej katër ditësh në Spitalin Infektiv dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

Kjo është viktima e dytë më e re nga koronavirusi në Shqipëri, pasi disa ditë më parë ndërroi jetë edhe një 21-vjeçare.

Pak më herët ditën e sotme një 43-vjeçare ndërroi jetën nga Covid-i.

Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve nga Covid-19 shkon në 125.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here