Kantautori i njohur paralajmëron Ramën: Reflekto or mik sa nuk është vonë! Mos ua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte….

0
82

Kantautori i njohur, Elton Deda ka reaguar sot me nje tjetër mesazh pas vendimit të një dite më parë, ku me akt normativ u vendos mbyllja e diskove, lokaleve të natës dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00, si masë kufizuese në situatën kritike që ka marrë përhapja e koronavirusit në vend.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Elton Deda kërkon shfuqizimin e aktit normativ

Mesazhi i Elton Dedës 

Reflekto or mik sa nuk eshte vone.

Mos ua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos ti rrenosh muzikantet e bashke me ta gjithe zinxhirin e biznesit.

Shfuqizo ate aktin e cuditshem dhe bej nje te ri ku shtrengon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj qe keshtu nuk do marrim vesh jo per inat, por sepse po shkojme drejt nje grope te madhe. Sa me shpejt madje.

Miqesisht, nje pjese e armates te denigruar prej 5 muajsh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here