Basha në Prishtinë: Jam nip Kosove! Bashkërendim të sinqertë me Prishtinën, larg protagonizmit…

0
100

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dha një deklaratë sot, pas takimit që pati me Kryetarin e komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, në ditën e tij të dytë të vizitës zyrtare në Kosovë.

Në përgjigje të interesimit të Ahmetit, për një kohezion dhe koordinim ndërmjet faktorit politik të të dy shteteve në interes të kapërcimit dhe zgjidhjes së këtij momenti të vështirë në të cilin gjendet aktualisht Kosova, z. Basha theksoi se ” … angazhimi i parë që kam marrë gjatë kësaj vizite në Prishtinë, është që bashkërendimi ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë, i sinqertë dhe në mbështetje të institucioneve dhe forcave politike të Kosovës. Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend dhe larg iniciativave të pakonsultuara, të cilat kanë sjellë dëme.”

Nga fjala e z. Basha:

“I dashur Shpend. Vij me kënaqësi këtu në komunën  e Prishtinës vendin ku dhe me keni dhënë edhe titullin “Qytetar nderi”. Qytetar jam ndier sepse kam jetuar në  këtë qytet, nip Kosove jam dhe pjesën e nderit sigurisht duhet ta fitojmë vazhdimisht.

Përpjekjet që kemi bërë në shkuarën, qoftë në drejtim të diplomacisë shqiptare, qoftë në ndërtimin e Rrugës së Kombit, janë një përvojë e vyer për mua, por edhe për bashkërendimin me Prishtinën, ndaj dhe angazhimi i parë që kam marrë gjatë kësaj vizite në Prishtinë, është që bashkërendimi ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë, i sinqertë dhe në mbështetje të institucioneve dhe forcave politike të Kosovës.

Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend dhe larg iniciativave të pakonsultuara, të cilat kanë sjellë dëme.

Dëme që duhet të rikuperohen dhe duhet të rikuperohen nëpërmjet një përqasjeje të tillë si ajo që siguroi shpalljen e pavarësisë, njohjen e Kosovës, masivisht nga anëtarët e komunitetit ndërkombëtar dhe më tej, përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik duke nisur me heqjen e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO.

Është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, siç e dimë dhe në Shqipëri,  por plotësisht e mundur.

Megjithatë në sfidat aktuale që po kalojmë, pata mundësinë të theksoj me kryetarin e komunës së Prishtinës, që ka një përvojë të gjatë dhe çmuar politike kombëtare dhe ndërkombëtare, se e para, ka rëndësi shumë të madhe një kohezion real i forcave politike në Kosovë duke respektuar rregullat e demokracisë.

Demokracia ka mazhorancë, minorancë, pozitë dhe opozitë, por ka dhe qëllime të përbashkëta kombëtare, qëllime të përbashkëta shtetërore, siç janë ato që po imponojnë zhvillimet e fundit në Kosovë dhe po kërkojnë me të vërtetë një bashkërendim dhe objektiva të përbashkëta që gjykoj dhe shpresoj se hapësira institucionale që po krijohet do të shërbejë për një forcim të bashkëpunimit midis forcave politike.

Së dyti u dakordësuam se procese të tilla, si ecja përpara me dialogun me qëllim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, shërbehen më mirë nga një bashkërendim i ngushtë midis dy partnerëve strategjikë të kombit shqiptar dhe të Kosovës, që janë SHBA dhe BE.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here