Qeveria pas asnjë strategji, ministrja fajëson sërisht qytetarët!

0
106

 

Nga Bardh Spahia

Tashmë është e qartë se kryeepidemiologu i Surrelit, që hesht prej javësh teksa numri i viktimave rritet, po ia kursen vetes rolin e propaganduesit qesharak, duke ia deleguar vartëses së vet që e kryen me shumë zell e pa turp, ministres së shëndetësisë!
Për hir të propagandës, të vetmes punë që di të bëjë qeveria ku bën pjesë, ministrja e shëndetësisë është katandisur në lexuese masash restriktive për qytetarët në kohë Covid-19. Në cdo vend tjetër, këtë e bëjnë punonjësit e shëndetit publik ose komitetet e ekspertëve të ngritura enkas për menaxhimin e situatës. Ndërsa autoritetet politike, sic është ministrja e shëndetësisë merren me strategji konkrete dhe rritje kapacitetesh për shërbimin shëndetësor.
Por në Shqipëri, ministrja me urdhër të kryeepidemiologut, propagandon video false për të terrorizuar qytetarët, duke u dëshmuar me figurë, sesi “serumi” në reparte speciale jepet me shishe uji!!!
Por Ogerta nuk del për të sqaruar këtë situatë primitive në shëndetësinë e rilindjes!!!
Ogerta nuk na thotë se përse pas trumbetimit të dy strukturave të reja spitalore enkas për Covid, ende po tejngarkon spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqin”!!!
Ogerta nuk sqaron, se përse edhe pasi prodhoi videon e propagandës për laboratorin e dytë, atë në QSUT për rritjen e numrit të testeve, kapacitetet mbeten minimale. Dje ishin vetëm 331 testime!!!!!
Me kaq pak testime, i bie që niveli i gjurmimit është inekzistent ose krejt mjeran!
Kjo është detyra e ministres së shëndetësisë dhe shefit të qeverisë! Të parashikojë e garantojë rritje kapacitetesh, por as nuk e bëjnë e as nuk flasin për to!!!
Përkundrazi, ua hedhin fajin qytetarëve se nuk respektojnë rregullat e rrisin masat shtrënguese! Eshtë një sakrificë që u kërkohet qytetarëve, teksa vetë qeveria nuk po e bën punën e saj për sigurinë e tyre shëndetësore! Përvec spitaleve, edhe institucionet publike po kthehen një nga një në vatra infeksioni, por qeveria nuk flet për to, as nuk i përmend! Shënjestër ka vetëm qytetarët e bizneset! E prandaj ministrja e shëndetësisë del personalisht të kërcënojë me gjoba si qytetarët ashtu edhe bizneset! Sepse fatkeqësisht nuk ka as strategji, as plan masash e as vizion! Kjo qeveri është fatkeqësia kryesore e këtij vendi dhe cdo ditë që qëndron në detyrë është kosto për cdo qytetar!

Image may contain: Bardh Spahia, text
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here