Meta publikon festën e tifozëve dhe uron Tiranën: E merituat titullin! Ti do të jesh KAMPIONIA

0
99

Tirana ia doli të fitojë titullin e 25-të në histori të klubit, i cili në klubin bardheblu mungonte prej 11 vitesh.

Ky vit përkon edhe me 100 vjetorin e krijimit të klubit dhe titulli ishte dhurata më e mirë për tifozët, por edhe për klubin. Urime për skuadrën kampione të Shqipërisë kanë qenë të shumta, teksa nuk ka munguar një urim edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, publikon pamje nga festa e tifozëve ditën e djeshme, duke i uruar titullin Tiranës.

“Shumë urime TIRONËS, ekipit KAMPION  dhe të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhë e blu , të cilët i përshëndes me këto pamje fantastike nga festa e mbrëmshme që ndriçoi të gjithë kryeqytetin.
Titulli KAMPION, plotësisht i merituar, i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tironës kryeqytet!
Ashtu siç me të drejtë i madhi Kasem Hallulli e përjetësoi në këngë:
“O Tiron Tirona,
Ti do të jesh KAMPIONIA””, shkruan Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here