Një aksident I rëndë është shënuar në orët e pasdites në aksin Rrogozhinë-Lushnjë. Një automjet mësohet se ka përplasur për vdekje drejtuesin e biçikletës.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.