Komisioneri për Zgjerimin në BE, Varhelyi: “5 qershori” kusht kyç për negociatat

0
102
Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka përshëndetur vendimin e mazhorancës dhe opozitës për tu ulur në tryezën e Këshillti Politik për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese.

Në një status në Twitter, Varhelyi vlerëson mënyrën gjithëpërfshirëse që kanë zgjedhur palët por nënvizon se marrëveshja e 5 Qershorit duhet të ruhet e paprekur dhe të votohet si e tillë.

Ai thekson se “5 qershori” është kusht kyç për procesin e negociatave.

“Reforma Elektorale në Shqipëri: Gjë e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është rruga përpara për çështjet elektorale. Është shumë e rëndësishme që marrëveshja e 5 Qershorit të ruhet dhe votohet sepse ajo adreson një kusht kyç për negociatat e anëtarësimit në BE.”, shkruan Varhelyi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here