Vijon të rritet numri i viktimave/ 102 pacientë, 11 në terapi intensive, 3 të intubuar…

0
130

Vijon të rritet numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe 3 persona të tjerë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit është shënuar rritje edhe te rastet e reja, pasi janë konfirmuar pozitivë me koronavirus edhe 99 persona.

Situata mbetet serioze në dy spitalet Covid.

“Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar,” deklaroi MSH.

Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here