Do qeveris deri në 2030 !

0
110

Nga Elmaz Sherifi

Pis milet !
Cfare nuk kam bere per ju bukeshkale. Ju, te pakenaqur e nen efektin e propagandes se “opozites se rruges”, renkoni tere diten e me shani me “liberin e familjes”, deri sa mbyllni syte, o te matufjepsur.
U’a kam bere te qarte, qe me 2017, se dua te qeveris gjate. Prandaj kerkova Tepsine dhe Timonin. Por, ju truthare, nuk doni te kuptoni dhe as pres ta kuptoni. Por, qe ta kuptonin nderkombetaret, firmosa Fermanin Hati Humayun, dhe shpalla Strategjine e Zhvillimit “Shqiperia 2030” !
Por, cuditerisht edhe eunuket e mi qe jane ministra e deputet, pa asnje vlere, vec neneshtrimit, po bashkepunojne me “Departamentin e Kalemxhinjve” per te krijuar opinionin te socialistet, se me mua ne Timon, nuk merret mandati i trete, por vetem mandata.
Jo vetem keta sojsez nuk besojne me te aftesite e mija si ” fallxhor”, por nuk besojne me edhe mjeranet perendimore, me te cilet deri ne 14 janar 2020 beja gallate.
Por fudullekun e pagova kur pranova me 14 janar krijimin e Keshillit Politik dhe platformen e tij, me te cilen delegjitimuam Kuvendin e Sajuar dhe Komisionin e Reformes Zgjedhore.
Gabimi i dyte ishte firmosja te Selia e Ambasadores Kim marreveshjen e 5 qershorit 2020.
Prandaj kam vendosur te bej te pabindurin dhe do i injoroj marreveshjet, duke ndryshuar kushtetuten.
Me kushtetute heq koalicionet parazgjedhore dhe kete do e “mbuloj” me nje rrufjanllek, qe vetem une di ta maskoj. I kam porositur edhe eunuket te propagandojne, se koalicionet mbeten, por partite do te shkrihen ne nje te vetme. Keshtu ua fusim shqiptareve edhe nderkombetareve qe bejne presion te mos levizim nga marreveshja e 5 qershorit.
Me kete formule bejme te besueshem te kaqolet qe kerkojne listat e hapura edhe grupin e “ferrave e drizave”,te cilet do pranojne kerkesen time te hiqen koalicionet e te vendosim si prag natyral 5 perqindshinshin dhe ata do te kerkojne ashtu si i kam porositur, listat e hapura.
Ne do miratojme marreveshjen te komisioni i antiligjeshmerise dhe do te fusim nje norme, te Kodi zgjedhor, qe listat do te hapen, pasi te vetsigurohemi ne udheheqesit. Pra, une te caktoj ne krye te listes ata qe dua, socialistet le te zgjedhin “nga mezi e poshte” !
Eunuket e mi. Bera gjithecka per Ju.
Nderrova emerin dhe besimin fetar.
Eleminova opoziten reale dhe krijova “opoziten e beses”.
Nepermjet propagandes e me 3D, kam ndertuar porte, aeroporte, rruge e tunele.
Pagat e pensionet jane me te lartat ne Evrop.
Ekonomia po lulezon edhe ne kohen e koleres.
Franca, Gjermania, Kosova e Maqedonia e Veriut ndihmojne ekonomine me investime. Ndersa une
kam dhene PPP, sa per 50 vjet, dhe borxhin e cova 82 perqind, qe te paguajne taksa edhe sterniprit e ketij populli pisiveng.
Kushtetuten po u’a bej si Statuti i Partise.
Eshte miratuar me Referendum, por e ndryshoj, sa here dua une dhe pa konsensus me faktoret politik e shoqerine civile.
Per perendimin nuk pyes, se perse na duhet Washingtoni e Brukseli, sa kohe kemi “grupin e murrizave e drizave”.
Tani do luajme me ta, duke “kenduar kengen”, marreveshjen per ndryshimet e parendesishme e beme me konsensus. Kushtetuten do e ndryshojme pa marreveshje.Nese doni mbajeni Keshillin Politik. Per mua ai nuk ekziston me.
Te gjitha keto marifete do i bejme me mosbindje, ndryshe nuk fitojme, dhe nuk merr jete premtimi, se do te qeveris gjate, deri me 2030.
Amin !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here