Meta e priti Bashën në sallën ku pret Presidentë dhe Kryeministra…Dalin detajet e takimit…

0
100

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

Por një detaj që ra në sy është fakti se ndryshe nga herët e tjera, Presidenti Meta e ka pritur kryetarin e PD-së, pikërisht në sallën ceremoniale ku ai pret vetëm Presidentë dhe Kryeministra.

Nëpërmjet këtij “devijimi” nga protokolli, që duket i qëllimshëm dhe aspak rastësor, Kreu i Shtetit ka dashur të japë një mesazh shumë të qartë.

Këtë e përforcon edhe fakti se para nisjes së takimit zyrtar, Presidenti Meta i ka treguar kryetarit të PD-së edhe pikturën e Besëlidhjes së Lezhës, që ndodhet pikërisht në qendër të sallës ceremoniale, që Kreu i Shtetit përdor për pritjen e personaliteteve më të larta shtetërore vendas dhe të huaj.

Basha Meta

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here