Shpërthimi i epidemisë/ Nisin përgatitjet urgjente për të rikthyer spitalin e Sanatoriumit në ‘COVID 2’

0
85

Pas situatës teje të rënduar në Spitalin Infektiv, ditën e sotme kanë nisur përgatitje urgjente për të rikthyer spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose siç njihet si Sanatoriumi në ‘COVID 2’ dhe në shërbim total të situatës me virusin.

Mësohet se mëngjesin e sotëm ka nisur zbrazja e këtij spitali dhe pacientët e shtruar aty për sëmundje të ndryshme po trasferohen te ish-Kirurgjia, e planifikuar për skenarin e ‘COVID 3’.

Një vendim i tillë erdhi si pasojë e numrit të lartë të të shtruarve në Spitalin Infektiv, aktualisht i vetmi spital ku trajtohen pacientët me koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për ditën e sotme te Infektivi gjendet të shtruar 85 pacientë me Covid-19, nga 120 shtretër në total.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here