Ndoka ironi të fortë me Ramën i ofron kompromis: Pse nuk bëhesh President i Flamurtarit?

0
130

Kryetari demokristian, Nard Ndoka ironizoi me lajmin e një dite më parë se kryeministri Edi Rama i ka ofruar një pazar kreut të opozitës: Basha të bëhet kryeministër, kurse Rama të bëhet president.

Qëllimi i Ramës është që të ndalojë koalicionet, duke e ditur se ato i japin avantazh të madh opozitës.

Ndoka, në një postim online, shkruan: “Pse nuk bëhesh President i Flamurtarit”, duke qenë se Rama është deputet i Vlorës dhe ka jo pak lidhje me presidentin aktual të ekipit vlonjat.

“Një zgjidhje e mirë, mbasi do të jesh President patjetër,” vijon Ndoka, që është në koalicion me Bashën.

Rama deklaroi në mbrëmje në një intervistë se nuk ka bërë një propozim të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here