Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në facebook ka paraqitur një infermier tek Infektivi i cili është duke u kujdesur për një pacient me simptoma të rënduara.
Postimi i plotë:
Infermier Korabi është aktualisht në shërbim, duke u kujdesur për pacientët e shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19. Krenare për punën e palodhur e stafit të spitalit COVID1, që prej ditës së parë të epidemisë!
T’i ndihmojmë, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë tek çdo qytetar, për respektimin e disa masave të thjeshta, efikase për të frenuar përhapjen e COVID19.