Organizonin party me muzikë live e balerina, procedohen dy administratorë lokalesh në Durrës

0
146

Ne Durrës do të procedohen penalisht2 organizatore lokalesh, pas aktivitete masive me muzikë live dhe balerina në lokale nate.

Ky veprim bie në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të situatës me koronavirusin.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se janë shoqëruar në ambientet e komisariatit dy administratorët e subjekteve dhe 7 balerina. Në përfundim të veprimeve të para u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

B. K., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se në subjektin “Muzikë live”, në administrim të tij, në lagjen nr.13, Durrës, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur.

D. P., 60 vjeçe, banuese në Durrës, pasi shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në subjektin “Muzikë live” në pronësi të saj, në Shkallnur, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur.

Nga ana e ISHP-së janë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet portokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here