Nesër nis transporti publik, por pa abone. Ja protokolli që duhet të zbatoni

0
102

Bashkia e Tiranës njoftoi ditën e djeshme se u ra dakord me shoqatat e transportit publik për nisjen e transporti publik pas marrëveshjes së arritur se mosrespektimi i distancës dhe mbajtja e maskës do të jetë përgjegjësi personale dhe do të gjobiten pasagjerët dhe jo më fatorinot e shoferët. Po çfarë do të ndodh me abonetë? Abonetë e muajit mars do të digjen edhe pse nuk u arritën të përdoreshin nga qytetarët për shkaka të mbylljes së këtij shërbimi nga pandemia, ndërsa gjatë muajit korrik ato do të lëvizin me biletë pasi nuk do të ketë abone. Shpërndarja e aboneve do të nis në muajin gusht. Maska duhet dhe një harresë apo mospërdorim i saj do të gjobitë pasagjerin.

Protokolli i sigurisë që do të zbatohet

Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie. Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qytetas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin maska.

Për të maksimalizuar sigurinë ndaj Covid-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit. Sikurse është rënë dakord mes Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.

Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi. Në çdo mjet do të vendosen postera për respektimin e rregullave të higjienës, të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët.

Për zbatimin me rigorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga organet kompetente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here