Shpërthejnë flakët pas një eksperimenti në shtëpi, ndërron jetë 10 vjeçari

0
164

Një 10 vjeçar në Itali ndërroi jetë në spital këtë të premte (3 korrik), rreth 1 uaj pas ngjarjes se frikshme.

Incidenti ndodhi më 29 maj ku, Ricciardo Cesarino po kryente një eksperiment shkencor në shtëpinë e tij.

Ai përzieu sodë buke, rërë, sheqer dhe alkool e si pasojë reaksioni kimik shkaktoi zjarrin në banesë.

Si pasojë e flakëve të marra ai pësoi djegie në 60 përqind të trupit të tij. Menjëherë ai u dërgua në spitalin e fëmijëve në Regina Margherita në Torino.

Gjendja e tij ishte serioze pavarësisht se familja e tij u përpoq ta shpëtonte nga flakët.

10 vjeçari iu nënshtrua disa operacioneve plastike por sërish nuk arriti t’i mbijetojë flakëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here