Gazetari: Nga Marsel Sotiri te Hekuran Billa, si u eleminuan të fortët pasi u infiltruan të dashurat…

0
595

Gazetari Artan Hoxha nga studio e Abc News ka bërë me dije se atentati i Hekuran Billës është i ngjashëm me atë të Marsel Sotirit para 20 vitesh në Durrës.

Hoxha ka deklaruar se në 99’, është ekzekutuar një ndër personat më të fuqishëm në Durrës, të cilit nuk guxonte që ti afrohej askush, por duket se autorët morën vesh shijet e tij për femrat dhe përdorën këtë mënyrë për ekzekutimin e tij.

“Këto ngjarje në Shqipëri ka 20 vite që ndodhin. Për shembull një rast i tillë vrasje ka ndodhur në Durrës para 20 vitesh, besoj se në 1999 kur isha dhe reporter është vrarë Marsel Sotiri një ndër personat më me peshë në Durrës, që kundërshtari i tij nuk i afrohej lehtë, kundërshtari në lidhje me këtë dinte shijet e tij për femrat dhe ja dërguan para lokalit të Marselit që u lidh me të dhe shoqërua me të. Sotiri kishte makinë të blinduar dhe ishte e vështirë vrasja e tij, por me futjen në lojë të vajzës, autorët të cilët e paguan atë mësuan dhe lëvizjes e tij. Vrasja e tij është bërë në një ditë që ai shoqëronte vajzën në shtëpi, pasi mbërrinin në shtëpi ai në atë moment dilte nga makina dhe në atë moment është goditur. Vajza në atë kohë mori statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe me pas u zbulua dhe historia”, ka thënë Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here