Fjalimi i Ramës për akt-akuzat ndaj Thaçit e Veselit/ Lubonja: Duket se ka një hall shumë të madh…

0
89

Analisti Fatos Lubonja ka bërë sot një analizë të fjalimit të Edi Ramës në Kuvend, ku i doli në mbrojtje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselin. I ftuar në emisionin “Real Story”, Lubonja tha se kryeministri përdori sot një gjuhë shumë nacionaliste dhe tregoi se ku e kishte hallin.

Sipas Lubonjës, Rama ka ndryshuar qëndrimet në lidhje me akuzat e politikanëve në Kosovë nga Haga dhe shtoi se fjalimi i Ramës ndër të tjera dëmton edhe Shqipërinë.

“Fjalimi i Ramës sot ishte agresive ndaj gjykatës. Deklaratata  e Ramës kanë qenë kontradiktore, që e kundërvënë me Europën dhe SHBA por edhe vizionin që kemi ne me drejtësinë. Duket se ka një hall shumë të madh, që unë s’ja kuptoj. Kur u thirr Haradinaj, tha se është sfidë personale. Rama e lëshoj Haradinajn tek kjo gjykatë, kurse tani akuzoi gjykatën në mënyrë shumë të egër.

Pyetja që ngre unë është se ku e ka hallin, mendoj se e dëmton Shqipërinë. Si mund ta akuzosh një gjykatë që është ngritur për krime lufte në mënyrë kaq të ashpër me nacionalizëm?”, tha ndër të tjera Lubonja.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në njoftimin për media, theksohet se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here