“Koalicion mbarëpopullor”, ish-deputeti Biberaj: PD po përgatitet për të ardhur në pushtet me një program ambicioz!

0
101

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj, i ftuar ne rubriken ‘Opinon’ në News24, foli për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u vendos për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhje.

Biberaj tha se ky është një zhvillim pozitiv dhe në drejtimin e duhur, pasi PD tani duhet të merret me problemet e saj të brendshme.

Çfarë do ndodhë te takimi në Washington?
Duhet arritur një marrëveshje që Kosova dhe Serbia të fitojnë, por pa shkëmbim territoresh, sepse kemi 150 vite që humbasim territore. Unë kam besim te administrata amerikane dhe Presidenti Trump. Por, unë mendoj se nuk mund të arrihet një marrëveshje pa qenë pjesë edhe Evropa. Takimi mund të jetë sabotuar edhe nga vetë amerikanët apo evropianët. Të shkosh të takosh Putinin para Shtëpisë së Bardhë, mendoj se ka qenë një lëvizje që nuk i ka pëlqyer SHBA. Hapja e procesit hetimor mendoj se është i motivuar politikisht. Unë jam i mendimit se takimi në Uashington duhet shtyrë, pasi SHBA ka zgjedhje këtë vit. Mund të fitojë Biden, që është mik i shqiptarëve, por edhe nëse fiton Trump, nuk është për shkëmbim territoresh.

Vendimi i PD për përzgjedhjet e kandidatëve për deputetë…
Është një zhvillim pozitiv, në drejtimin e duhur. PD pasi ka bërë një opozitë në kushte shumë të vështira, tani duhet të merret me problemet e veta të brendshme. Po përgatitet për një program tepër ambicioz, që do të thotë se ne po përgatitemi për të ardhur në pushtet. Ky vendim është zhvillim i demokracisë së brendshme të partisë, ku të gjitha strukturat e PD do të jenë të motivuar për të marrë pjesë në proces. Mendoj se ne po punojmë për të arritur një koalicion mbarëpopullor për të fituar zgjedhjet.

Çfarë ka bërë mirë dhe çfarë keq PD?
Opozita në Shqipëri është shumë e vështirë, sepse është një botë interesash dhe në vendin tonë gjërat janë të lidhura me pushtetin. Kështu që kushdo që jep kontribut në opozitë mendoj se është kontribut moral. Nuk është momenti për të përmendur gabime, por papritur që kemi bërë edhe gabime. Unë e kam përgëzuar Bashën që ka pranuar gabimet dhe çdo pranim gabimi është një premtim që nuk do të përsëritet. Për këtë, hapja e PD do të jetë reale. Mendoj se pas 30 vitesh tranzicioni tepër të vështirë, do të jetë një moment i mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here