Hoti anulon vajtjen në SHBA, reagon Isa Mustafa: Para se të takohemi me Vuçiçin, të takohemi mes veti…

0
93

Kryetari i LDK Isa Mustafa ka bërë një deklaratë lidhur me vendimin e Kryeministrit Avdulla Hoti për të anuluar vajtjen në SHBA më 27 qershor për Dialogun Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga SHBA, pas daljes së aktakuzave nga Haga ndaj ish-liderëve të UÇK, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Në deklaratën e tij publikuar në Fb, Mustafa sprehet:

Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Washington apo jo. LDK beson fuqishëm në SHBA-të. Për ne Washington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan.

Në Washington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet t’i prijë delegacionit.

Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e t’i prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale.

Nuk kemi të bëjmë me z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovës.

Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.

Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiçin, nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here