“Babai do jetë në lutjet tuaja në distancë”, gazetari i njohur Sokol Balla jep lajmin e hidhur

0
130

Mjeshtri i Madh, kameramani i njohur i RTSH-së, Lulzim Balla, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas luftës disavjeçare me një sëmundje të rëndë. i ati i gazetarit të njohur Sokol Balla, një nga figurat që ka shënuar emër në Televizionin Shqiptar, vuante prej 5 vitesh, por luftën me sëmundjen nuk e fitoi dot. Nga viti 2011, Lulzim Balla kishte marrë titullin ‘Mjeshtër i Madh’ nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Pa dyshim që në këtë humbje të madhe nuk mund të mungonte dhe një mesazh i ndjerë nga i biri, i cili shkruan se ndarja me babain ishte e dhimbshme.

“Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij. Sa për vizitat: Është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë. Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore.”,- shkruan Sokol Balla në mesazhin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here