‘Shuplakat’ e PE për qeverinë Rama/ Kashahu: Marrëdhëniet Shqipëri-BE, në pikën më të ulët

0
93

I ftuar në Syri TV, Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë në PD, Arben Kashahu komentoi zhvillimet e djeshme në Parlamentin Europian ku qeveria shqiptare mori një sërë kritikash të forta.

“Mbledhja e djeshme evokoi të gjitha problematikat e integrimit të Shqipërisë. Ata ndanë shqetësimin që Shqipëria është duke bërë hapa pas. Nuk është duke plotësuar 15 kushtet që po theksohen gjithmonë e më shumë. Nëse ato nuk zbatohen nuk ka hapje negociatash. Kjo nuk po lexohet nga Tirana dhe kjo shqetëson Parlamentin Europian

Ishte për të theksuar fakti se, deklaratat e djeshme nuk ishin të zakonshme, ishin të ashpra. DIsa prej tyre kërkuan ndalim të negociatave dhe mospompim financiar për Shqipërinë.  Është qeveria që nuk evokon si europianë., por jo shqiptarët që mbi 90% janë pro BE.

Ka arritur deri këtu sa ndodhin të tilla diskutime për një qeveri skeptike, anti-europiane dhe anti-shqiptare.

Marrëdhëniet Shqipëri-BE janë në pikën më të ulët. Nuk kanë qenë asnjëherë të tilla në 30 vite histori”, u shpreh Kashahu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here