Vasili bën paralelizmin: Ja si Majkos për Teatrin i mbyllet goja ndërsa për votimet e 2017 i hapet

0
89

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e sotme të ministrit për Diasporën, Pandeli Majko. Ministri i kabinetit “Rama” ju shmang debatit për Teatrin Kombëtar duke deklaruar se ditën që u shemb godina ai nuk mund të fliste, pasi kish bërë një operacion.

Majkos për të folur për Teatrin i sëmuret goja, ndërsa për të bërë alibinë e hajdutërisë së votimeve te 2017 i vjen goja. 15 Kushte ka nga BE, ku sa një mal janë vjedhja e zgjedhjeve dhe ku dosja 184 dhe 339 janë turpi mbarë botëror i qeverisë së Majkos.

Këta hajdutë do të administrojnë votën e diasporës? Ka shqiptarë që e ha këtë kokërr ulliri? Kush i beson flokët e bardha me qëllime të zeza? Megjithatë edhe shumë seriozisht nuk duhet marre, se ky Majko ka parimin e Shvejkut: ” ç’më duhet mua se çfarë them unë””,- shkruan Petrit Vasili në një reagim në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here