Vjedhja e banesave, krimi më i përhapur, banorët e kryeqytetit të shqetësuar nga azilantët

0
155

Nga fillimi i këtij viti në Policinë e Shtetit janë denoncuar një numër i lartë vjedhjesh ku vetëm në 3 muaj janë regjistruar 1020 raste.

Numri më i lartë i këtyre rasteve kanë ndodhur në periudhën janar-maj, ku numërohen rreth 1500 denoncime.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, zbulueshmëria e krimeve është në ulje pasi u dokumentuan 214 vjedhje.

Gjatë kësaj kohe, kebërësit kanë tentuar të grabisin më së shumti banesat e braktisura kryesisht në zonat e thella ose në bregdet.

Felaj: Nga të dyja raportet konfirmohet se veprat penale që kanë tendencë më të lartë rritjeje dhe përhapjeje, janë ato që rriten me vjedhjen. Na ka rezultuar se shqetësimi më i madh i policisë në territor ka të bëjë me vjedhjen, sidomos me banesat e braktisura, apo që janë zonën e bregut të detit, e në zonat e thella. 

Krahas kësaj kategorie nuk kanë munguar as rastet e vjedhjeve të banesave në brendësi të kryeqytetit.

Kjo është një nga banesat që gjatë 5 muajve ka rënë pre e vjedhjes, autorët e të cilës ende nuk janë identifikuar, por dyshohen se janë azilantë.

Pronari i banesës në zonën e Babrusë, Asif Islami thotë se nga frika për rikthim të hajdutëve është detyruar të veprojë për të rrethuar shtëpinë me hekura.

Vepra penale e vjedhjes pasohet nga drejtimi i mjetit pa patentë ose në gjendje të dehur e më pas vjen ndërtimi i paligjshëm, pastaj vijnë narkotikët, dhuna në familje dhe shkatërrimi i pronës./Ora News.tv

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here