Mustafa shkarkon Vjosa Osmanin/ Nënkryetarja e Parlamentit: Kanë prekur fundin, s’mund të kthehen pas

0
123

“Pasi tradhëtuan elektoratin e tyre, vodhën fitoren e Vetëvendosjes u vunë në vijë pas presidentit Thaçi bashkë me PDK, AAK, NISMA, Lista Serbe, krijuan një Qeveri jolegjitime, tani krerë të LDK-së paskan nisur një votim elektronik për të shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozita e saj si nënkryetare”.

Kështu është shprehur nëkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje Arbërie Nagavci.

Ajo tha se nuk dëshiron të flas për çështjet e brendshme partiake, as që po provon të mendoj se si do të ishin reagimet po të ndodhte një rast i ngjajshëm në LV!, nuk po flas as për të drejtën e mendimit ndryshe, për domosdoshmërinë e ruajtjes së parimeve e premtimeve të dhëna. Por nuk mund të mos reagoj për mënyrën qyqare të sjelljes ndaj një gruaje, ndaj një politikane që në pozitën e saj si Kryetare e Kuvendit e si deputete e LDK-së nuk ka bërë asnjë shmangie nga premtimet elektorale, nga deklaratat publike, e besoj nga bindjet e saj se cila është më e mira për vendin.

“Jam tash dhe më e bindur se Osmani ka bërë gabim vetëm pse pranoi të bëhej kandidate për kryeministre pa u bërë kryetare e partisë, kështu i rriti kredibilitetin e pamerituar LDK-së, e u dha mundësi edhe të tjerëve që të keqpërdorin besimin që u kërkuan qytetarëve”, tha Nagavci, raporton Syri.net Kosova.

Nënkryetarja e kuvendit, tha se krerë të LDK-së duket se kanë shkuar shumë thellë në lidhje e tyre me kapësit e shtetit. Vota e sotme elektronike për të shkarkuar ose jo znj. Osmani nga pozita e saj si nënkryetare është mundësi për anëtarët me të drejtë vote të distancohen sa ndoshta kanë akoma dhe pak kohë për të treguar dinjitet e për të reflektuar. Rezultati i sotëm do të tregoi se sa janë gati anëtarët e KP të LDK-së të vendosin parimisht, racionalisht e të pavarur.

Vjosën dhe mund ta shkarkojnë nga pozita e nënkryetares, por legjitimitetin që i dhanë qytetarët nëpërmes saj LDK-së nuk mund t’ia japin Hotit. Ashtu si as legjitimitetin e Qeverisë Kurti, qeverisë jolegjitime. Këtu veç parime, arsye e argumente s’ka. Ka standarde të shumfishta që paradoksalisht do të kthjellojnë situatën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here