Tha se kishte videon e atentatorëve të prokurorit Ndoja, SPAK kontakton direkt deputetin…

0
98

Pasi deklaroi dhe tregoi në Kuvend se dispononte videon e atentatit të prokurorit Arjan Ndoja , SPAK ka kontaktuar direkt deputetin Halit Valterin për të marrë më shumë informacion mbi videon dhe mënyrën e sigurimit.

Sot në parlament deputeteti Halit Valteri, deklaroi se disponon videon e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja duke e demonstruar në foltoren e Kuvendit:

“Inspektorët e krimeve në Durrës nuk i kanë këto pamje, zoti Ministër këtu shafqen Redjan Rrahja, dhe personi tjetër. Ju zbuloni këtë personin që është me kapele, dhe nuk zbuloni dot personin tjetër. Ju zoti ministër nuk e zbuloni dot se keni karamelen brenda, se pas këtyre personave ndoshta fshihen ata që ju urdhërojnë juve. Do të ishte më mirë që të jepnit dorëheqjen zoti ministër”.

Kjo deklaratë e Valterit ka ‘detyruar’ dhe Ramën të dalë të flasë menjëherë pas tij duke u kërkuar deputetëve që kanë prova tia çojnë prokurorisë dhe të mos i përdorin opinionet si fakte.

Menjëherë pas përfundimit të debatit të kryeministrit Rama me të gjithë deputetët e opozitës në parlament për këtë çështje dhe reformën zgjedhore, gazetari i Fax Neës bën me dije se SPAK ka kontaktuar deputetin Halit Valteri dhe ka nisur verifikimet për videon e pretenduar si atentati ndaj Ndojës, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit Andi Maloku.

Dy ditë më parë babai i të riut që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë i kërkoi prokurorisë të zbardhë ngjarjen dhe të çojë autorët para drejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here