Deliri i Ramës në Kuvend: PS e luftoi krīmin si asnjë herë më parë…

0
144

Në seancën e sotme plenare, duke iu përgjigjur komenteve të deputetit Halit Valteri rreth situatës së krīminalitetit në vend, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria dje, nuk mund të krahasohet me Shqipërinë e viteve të fundit.

Duke iu referuar komenteve të Valterit, kreu i qeverisë u shpreh: Një deputet të dalë në foltore dhe të bëjë akuza penale dhe të japë detaje që lidhen me një hetim..duke u shprehur se njeh vrāsësit, ātentatorët e vīktimat.

Ndërsa ende nuk kemi shkuar në prokuroi ta ndihmoni në zbardhjen e krīmit. Jeni thjesht zgjatimi i një falange që ka vite e vite qe e ka marre peng debatin publik, edhe kulturën e parlamentarizimit ne Shqipëri dhe duke faktikisht, krīminalizuar dynjanë.

Po ashtu, Rama u shpreh se partia që ai drejton është sulmuar dhe është përbaltur “në mënyrë të shfrenuar” pasi ka qenë forca që, sipas tij, i ka dhënë vendit për afro 7 vite një qeveri që e ka zhvilluar luftën ndaj krīmit si asnjë herë më parë.

Rama: “Ka një fjalë që thotë se politika me krīmin është mbështetja me e madhe që i bëhet krīmit, dmth ta mbështetesh krīmin, të ushqesh mitin e krīminelit. Faktet nuk janë opinione. Doni s’doni ju, nuk ka asnjë krahasim të mundshëm mes Shqipërisë sot dhe dje, dje-5-6 vjet përpara në aspektin e luftës me krīmin.

PS është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji krīmi, sepse ka qene forca që i ka dhënë këtij vendi, për afro 7 vite sot, qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krīmin si asnjë herë më parë. Është fakt i njohur që kush e lufton seriozisht krīmin, akuzohet për të kundërtën.

Kush përballet seriozisht me krīmin merr balte e goditje, si bashkëpunëtor i krīmit.

Kjo është e njohur kudo ku krīmi është luftuar seriozisht. Kjo i ka ndodhur të gjitha forcave kurajoze dhe pozitive të shoqërisë.

Tani, nuk është opinion është fakt që Shqipëria ka një bilanc pozitiv në luftën me krīmin. Kjo nuk matet me përralla.

Matet me statistika, me fakte me shifra. Ajo që thoni ju për zerimin e vrāsjeve është një përrallë pa mbret. Nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zeruar vrāsjet. As SHBA se ka bërë dot këtë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here