Procedimi i maturantëve protestues, kreu i FRPD: Gjoba politike për shtypur pakënaqësitë e popullit ndaj qeverisë

0
119

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka dënuar procedimin qe u ndermoren sot ndaj maturantëve që protestuan për provimin e Letërsisë.

Postimi i plote:

Policia nuk gjobit Ramën për grumbullimet e tij, qytetarët poEdi Rama duhet të ndalojë masat represive ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre. Gjobitja ndaj të rinjve protestues sot përpara Ministrisë së Arsimit apo e shoqatës së transportit është antikushtetuese, është politike dhe tregon standardin e dyfishtë të policisë në shërbim të regjimit në ikje.

Edi Rama nuk gjobitet për grumbullimet e tij, ndërsa qytetarët përndiqen, trajtohen pa dinjitet dhe gjobiten padrejtësisht.

Gjobat politike janë një masë e rrezikshme që synon të shtypë pakënaqësinë kundër një qeverie që nuk ka prioritet shëndetin e qytetarëve, por pasurimin e kryeministrit dhe të oligarkëve.

Koronavirusi nuk luftohet as me polici, as me gjoba, as me kërcënimin se do të mbyllemi sërish. Edi Rama duhet të bëjë testime, të menaxhojë spitalet dhe institucionet, që i ka shndërruar në vatrat kryesore të përhapjes së virusit dhe të rimbursojë qytetarët dhe bizneset për dëmin e shkaktuar nga mbyllja.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here