Rama lëshon paralajmërimin e fortë: S’ka më grumbullime politike, policia do bëjë detyrën

0
162

Kryeministri Edi Rama këtë të martë në një komunikim për qytetarët duke folur per situaten e koronavirusit ka leshuar edhe nje paralajmerim sa i perket grumbullimeve apo protestave politike.

Ai thekson se nuk do të lejojë më grumbullimet politike dhe secili që merr pjesë në grumbullime të tilla do të marrë përgjegjësi individuale.

“Fatkeqësisht do të na duhet të mbyllemi dhe të provojmë sëkëlldinë. Nuk dua ta zgjas me atë që do heqim po të rimbyllemi sërish sepse ende jemi në kohë, për të frenuar armikun e padukshëm i cili nuk ka ikur asnjëherë. Numrat janë shqetësues por ende janë  nën kontroll. Trupa mjekësore vazhdon të jetë në gatishmëri totale, gatishmëria jonë vazhdojnë në investimet mjekësore, por numri i rasteve varet nga qytetarët, se si dhe se sa i bën detyrat.

Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik, vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, por grumbullime më shumë se sa numri i lejuar sipas protokolleve të sigurisë nuk do të lejohen. Policia e shtetit është në gatishmëri që të bëj detyrën. Bizneset që nuk respektojnë protokollet nuk do të tolerohen më”,tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here