Pasuria e qeveritarëve të rinj të Kosovës…

0
135

Qeveria e re e Kosovës. Cilët janë, sa pasuri kanë dhe arsimimi i kryeministrit, zëvendëskryeministrat dhe ministrat sa pasuri kanë dhe çfarë shkollimi kanë përfunduar. Në tekstin e mëposhtëm, “Monitor” sjell detaje për kabinetin e Qeverisë Hoti.

Gati 70 ditë pas shkarkimit nga pozita e zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti ka arritur të zërë karrigen e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës. Të mërkurën, ai mori besimin e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të krijojë Qeverinë e re.

Hoti u zgjodh kryeministër pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, kur edhe u votua mocioni i mosbesimit, i nisur nga partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës. Qeveria Hoti do të ketë 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministri. Kjo është një biografi dhe përshkrim i shkurtër për Avdullah Hotin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e qeverisë së re të Kosovës.

Hoti ka shërbyer si zëvendëskryeministër për disa javë në Qeverinë Kurti, ndërsa u shkarkua pas prishjes së koalicionit LVV-LDK. Ai ka udhëhequr në Ministrinë e Financave në mes të vitit 2014 dhe më 2017 në koalicionin qeverisës PDK/LDK. Hoti është profesor i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, që nga viti 1998 dhe jep lëndët Makroekonomi I dhe Makroekonomi II. Nga 1999 deri në vitin 2004, ishte hulumtues në Institutin Riinvest në Prishtinë, ndërkohë ishte edhe kryeredaktor i Revistës Kontabiliteti Bashkëkohor, botuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës.

Nga gushti 2006 deri në vitin 2007, ishte këshilltar i lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kurse, nga janari 2008 deri në 2009 ishte këshilltar për ekonomi i Kryetarit të Prishtinës, dhe më pas, nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Pasuria e anëtarëve të kabinetit të Qeverisë Hoti

Sipas përllogaritjeve të dala nga raportet e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion, del se kryeministri Hoti ka deklaruar pasuri të paluajtshme në pronësi të përbashkët në vlerë prej 233 mijë euro, kurse para të gatshme ka mbi 2,600 euro, të cilat i ka deklaruar në emër të bashkëshortes dhe fëmijëve. Për sa u përket borxheve, Hoti thotë se ka mbi 40,700 euro detyrime ndaj personave juridikë dhe fizikë,

Vartësi i tij i parë, Besnik Tahiri në AKK ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 265 mijë euro, kredi në vlerë 100 mijë euro, një veturë në vlerë 16 mijë euro dhe para të gatshme në vlerë 20 mijë euro.

Driton Selmanaj, i cili është zëvendëskryeministri i dytë në këtë agjenci, ka deklaruar se ka rreth 200 mijë euro pasuri të paluajtshme, dy vetura në vlerë të përgjithshme 15 mijë e 500 euro, kursime në vlerë 2,400 euro dhe detyrime financiare në vlerë mbi 35 mijë euro.

Zëvendësministrja e tretë në Qeverinë Hoti, Albulena Balaj – Halimi në AKK ka deklaruar një pasuri të paluajtshme të përbashkët në vlerë prej 1 milionë e 364 mijë eurosh. Sipas raportit, ajo ka dy vetura në vlerë të përgjithshme 13 mijë euro, një kredi personale në vlerë mbi 4,800 euro dhe 1,800 euro kursime. Kurse, vartësi i katërt i Hotit, Goran Rakiq, i cili para se të zgjidhet zëvendëskryeministër ka ushtruar detyrën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka deklaruar një pasuri mbi 440 mijë euro. Ai në raport nuk ka deklaruar se ka detyrime financiare, por vetëm para të kursyera në një bankë në Beograd në vlerë 50 mijë euro dhe një veturë në vlerë 10 mijë euro.

Disa nga ministrat aktualë të Qeverisë Hoti, nuk kanë ushtruar funksione publike, për të cilët mungojnë raportet e deklarimit në AKK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here