Vijojnë skandalet brenda PS-së/ Fshehu hetimin për vjedhje, kryebashkiaku i Gramshit rrezikohet nga dekriminalizimi

0
137

Kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Taçe, ka fshehur hetimin e vitit 2009 nga prokuroria e Tiranës, ku ai është kallëzuar penalisht nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore e cila e ka akuzuar për vjēdhjen e 68 mijë lekëve të reja.

Kështu Taçe preket nga ligji për dekriminalizimin, ku sanksionohet qartë se edhe në rast të fshehjes së hetimit e jo vetëm dënimit, kryebashkiaku humbet mandatin.

Klodian Tace, i zgjedhuri i Partisë Socialiste në Gramsh, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit hetimin për vjedhje nga prokuroria e Tiranës në vitin 2009.

Sipas Abcnews.al, megjithëse Taçe nuk është dënuar për vjēdhje, ai ka qenë nën hetim, dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Është kjo dosje që në bazë të ligjit për dekriminalizimin, rrezikon mandatin e Taçes, njësoj si Agim Kajmakut, Valdrin Pjetrit dhe kryebashkiakëve të tjerë që janë prekur nga ligji dhe kanë lënë mandatin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here