Mehdi Malkaj: Dreqi e mori pse e shqyen ashtu…? Nxorën edhe atë urrejtje që e kishin që nga diktatura…

0
93

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka folur për emisionin “Oda” në Fax News me moderatoren Edona Haklaj teksa kryetemë e bisedës ka qenë shembja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ai ka folur me nota trishtimi për atë që ka shikuar ti shembet para syve mëngjesin e 17 Majit teksa kishin kaluar 2 vite që e gdhinte shpesh ngjitur me muret e Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e godinës.

“Dreqi e mori pse e shqyen ashtu, aq inat e kishin, aq urrejtje kishin për të sa kishin një shpirt të ligë. Gëzonte shumë që e kapte dhe e shqyenin. U mblodhën njerëz që ndoshta nuk kishin ardhur kurrë në Teatër, kuptuan se një gjë u shemb. Këtu tek ne ajo që është prishur nuk është ndërtuar më. Nuk u rindërtua “Kinema 17 Nëntori”, “Kinema Republika” apo “Kinema Partizani”, kanë një urrejtje të madhe për veprat e artit. Ç’ju bëri ajo, qëndronte në këmbët e veta. Shteti mund të bëjë çfarë të dojë dhe kur ka ushtri përballë, jo më disa artistë, nëna që sillnin ushqime, u krijua një vatër familjare pa interes, ndoshta këta vranë edhe këtë dashuri.

Nxorën edhe atë urrejtje që e kishin që nga diktatura. Sfidë personale e kishin sepse kudo që dilnin punën e parë që thonin ishte ‘do shembim Teatrin’. Publiku që më dhëmb më shumë është kur thonë ‘e ka ndarë mendjen ai’, shiko sa keq jemi, po ti pse nuk e ka ndarë mendjen, ai e ka ndarë mendjen për ta prishur ti për ta mbrojtur. Kush nuk e do teatrin e ri, e dua unë më shumë se ata një teatër të ri, por nuk dua të më shembet historia e teatrit të vjetër.

Kryeministri të përcaktojë se kush është artist i mirë dhe kush i keq, kjo është të jesh delirant në kupën e qiellit, edhe ai e provon se është artist se sa i shiten pikturat jo se sa urdhëron ai ti shiten, ne kemi spektatorin, që  mund të duartrokasin sot dhe të të përqeshi nesër. Këtë se përcakton as ky kryeministër, as Obama as Trump. Ai mund të të ndërpresi karrierën por jo atë që të ka dhënë natyra.”, tha Malkaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here