Provimi absurd i Gjuhës, maturantët publikojnë peticionin…

0
132

“Matura ka dështuar dhe e ka treguar se është dështim. Nuk varen njohuritë tona nga një provim i tillë. Nota e këtij provimi të vlerësohet ndryshe, në 40% nga provimi dhe 60% nga lënda…Jemi duke mbledhur firmat dhe provimin e Gjuhës Shqipë dhe Letërsisë  nuk do ta njohim. Ne do të qëndrojmë këtu deri sa një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit të vijë në takim”.

Konkretisht, kërkojnë: 1.Një rivlerësim të tezës, sipas programit mësimor 2. Nxjerrjen e çelësit të provimeve të mëtejshme brenda 2 orëve pas përfundimit të testit 3. Mosvlerësimin e pyetjeve që ishin jashtë programit që janë zhvilluar . 4. Nota të jetë 40% nga provimi dhe 60% nga lënda;  5. Për klasat e 12-a të përcaktohet qartë tipologjia e pyetjeve; 6. Zgjerim i pragut të notave nga ana e vlerësuesve.

Maturantët nuk janë larguar ende nga Ministria e Arsimit, ku prej më shumë se dy orësh për kërkojnë që Ministria e Arsimit të mos ua njohë provimin shtetëror të Gjuhë-Letërsisë ose ta përsërisë atë”.

Ata thanë se përpjekjet e tyre trevjeçare shkuan dëm prej një teze absurde që nuk kishte përputhje me programin e tyre mësimor. Në rast se ata nuk do të priten apo nuk do të marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit, mund edhe të bojkotojnë provimin e radhës të Maturës Shtetërore.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here