Boçi: Maturantët do të dalin sot në protestë! Kjo nuk është thjesht….

0
123

Ish- deputeti i PD, Luçiano Boçi lajmëron se sot maturantët do të dalin në protestë para ministrisë së Arsimit pas provimit të maturës shtetërore në Letërsi.

Boçi thotë se si çdo vit testi ishte joprofesional dhe i paqartë por ky nuk është i vetmi qëllim që 18- vjeçarët do të dalin sot në protestë.

Sipas tij, revolta është ngjallur nga Ramavirusi sepse padrejtësitë ndaj maturantëve janë bërë mal gjatë pandemisë.

Boçi i bën thirrje gjithë qytetarëve të mbështesin fëmijët e tyre pasi ata e kanë kuptuar që çelësi i së mirës është largimi i Ramës.

POSTIMI:

SINQIRETITI I MATURANTËVE PËRBALLË HARBUTËRISË SË RAMËS

Si në asnjë vend dhe në asnjë rast në historinë e demokracisë, maturantët 18-vjeçarë shqiptarë zbresin në shesh për protestë!

Kjo nuk është thjesht dhe vetëm çeshtje testi mature.

Si gjithmonë, e si çdo vit testi ishte i paqartë, jo profesional, jashtë informacioneve e modeleve të dhëna e të orientuara.

Ai përsëri si çdo vit, doli sheshit dhe pushtoi faqet e fcb-së dhe rreshtat e ëhat’s up.
Kjo është çështje e një zemërimi të akumuluar me kohë.

Është një situatë e pazakontë, e prodhuar nga revolta që ka ngjallur RAMAVIRUSI, me mënyrën e tij harbute të qeverisjes dhe Ministrja e tij – aksesor paaftësie, paditurie, papërgjegjshmërie.

Maturantët janë në një revoltë të sinqertë e të vërtetë, sepse:

– Rama i ushqeu për tre muaj me rradhë me një mësim online katrahurë, çorbë, kaotik dhe aspak efikas dhe pothuaj inekzistent në pjesën më të madhe të vendit. Pa platforma të investuara e të dedikuara. Pa internet dhe pa pajisje të përshtatshme, megjithëse janë shpenzuar miliona euro të cilat rezultojnë të grabitura.

– Rama i la ata dhe familjet e tyre pa mbështetje reale financiare, duke i braktisur në fatin e tyre të mbrapshtë.

– Rama i mashtroi nëpërmjet Shahinit, duke i nanurisur atyre një maturë shtetërore në kufijtë e arsyes e dijes së transmetuar, porse e realizoi si një procesion ekzekutimi të dijes dhe meritës së nxënësve.

– Rama si në asnjë vend tjetër, i përdori maturantët si kavie eksperimentale, duke i hedhur toptan në mes të pandemisë, duke rrezikuar jetët e tyre në klasa e shkolla jashtë standarteve evropiane të shkollave të shëndetshme e duke i lënë të bredhin kilometra larg, pa transport, për të arritur në vendin e rrezikut.

– Rama, pasi i vuri nën presionin e stresit të shumëfishtë ekonomik e arsimor, si në asnjë vend tjetër, i detyroi të futen në një garë mature krejt fallco, me dije të ndërprera, pa rregulla e administrim, ku maturantët iu nënshtruan një diskriminimi permanent, sipas bindjes politike, apo sipas territorit

– Rama zhvlerësoi dhe shkeli me këmbë çdo investim e sakrificë të tyre me një maturë të shtrembëruar dhe të pa vlerë.

– Rama i ka mbyllur atyre sot portat e së ardhmes dhe i ka marrë peng shpresën, për të jetuar me dinjitet në këtë vend.

Padrejtësitë ndaj tyre u bënë mal e kaluan çdo kufi.

Sikurse të gjithë shqiptarët sot edhe maturantët e dinë mirë që çelësi i së mirës së tyre është shporrja e RAMAVIRUSIT.

Qytetarë, mbështesni zërin e fëmijëve tuaj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here