Valë e dytë e COVID? Virologu italian: Në vjeshtë virusi mund të vdesë ose të kthehet në grip…

0
98

Presidenti i Shoqatës Italiane të Virologjisë, Arnaldo Caruso, thekson se agresiviteti i koronavirusit po bie dhe në vjeshtë ai mund të bëhej si një grip. Duke folur për mediet italiane, virologu Caruso deklaron se maskat dhe distancomi social mund të mos jenë më të nevojshëm, për shkak se koronavirusi po përshtatet dhe po bëhet më pak i rrezikshëm për njerëzit.

“Maska dhe distancomi social nuk mund të jenë më të nevojshme, kjo për shkak se virusi po përshtatet dhe po bëhet më pak i rrezikshëm për njerëzit, edhe pse për momentin nuk është e mundur të përjashtohen shkaqe të tilla si efekti i temperaturës së lartë”, shprehet ai.

Më tej, virologu ndalet dhe të vala e dytë e virusit, që është paralajmëruar të shpërthejë në vjeshtë, duke thënë se ai do të shfaqet si i padëmshëm dhe jo agresiv.

“Virusi mund të kishte rekombinime të mëtejshme dhe të shfaqej më i padëmshëm ose agresiv. Në përgjithësi, megjithatë, ai duhet të vdiste dhe me të vërtetë mund të bëhej si një grip”, shton virologu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here