Shembja e Teatrit Kombëtar, tjetër padi në SPAK/ Paralajmërim nga Budina: Do u rrimë pas qafe atyre që bënë krimin…

0
158

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paraqitur një kallëzim të ri në SPAK lidhur me Teatrin Kombëtar, i cili u shemb në 17 maj.

Padia e re lidhet me çështjen e transferimit të pronës së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës.

Sipas AMT, të gjitha vendimet e marra, janë shpërdorim detyre dhe korrupsion. Aktivistët bënë me dije, se SPAK ka filluar hetimet për dy kallëzimet e para, për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zv.kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Regjisori Robert Budina ka paralajmëruar të gjithë ata që patën gisht në shembjen e Teatrit, se do t’u rrinë pas qafe. Më tej ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, si gënjeshtarë.

“Ne kemi një shprehje, të ardhtë pas qafe dhe ne do t’u rrimë pas qafe atyre që kanë kryer atë krim mostruoz, e them këtë pasi këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Kryeministri thotë s’kanë qenë forcat RENEA në Teatër. Ministri thotë se kishte, se kishin dyshime për eksploziv. Policia është kthyer në polici bazhibozukësh“, u shpreh Budina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here