Paloka thumbon Ramën: O Edvin , ta kanë me te futme këta surrogatot e “opozites parlamentare” po kujdes…

0
99

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, përmes rrjeteve sociale ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, i cili një ditë më parë zhvilloi një takim me drejtuesit e 3 grupeve parlamentare të asaj që konsiderohet si “opozita e re”.

Duke i cilësuar si surrogatot e “opozitës parlamentare”, Paloka shkruan se ato i ankohen Ramës që të rrisin çmimin.

“Mos e ha, mos luaj nga pazari. Aq sa i ke blerë në fillim dhe shumë e kanë. E mos e shpërdoro imazhin tënd, lere Tao Ballën të merret me ta. Shih sa i suksesshëm ka qenë Tao , i ka bërë “opozitarët” të votojne dhe akte e ligje të tuat , qe nuk kanë pranuar ti votojne as disa nga deputetët socialistë”, shkruan Paloka.

Postimi nga Edi Paloka

O Edvin , ta kane me te futme keta surrogatot e “opozites parlamentare” po kujdes! Te ankohen se po kerkojne “ti blejne” qe te votojne “marreveshjen” , po duan vetem te ta rrisin çmimin ty!

Mos e ha , mos luaj nga pazari. Aq sa i ke blere ne fillim dhe shume e kane.

E mos e shperdoro imazhin tend , lere Tao Ballen te merret me ta . Shih sa i suksesshem ka qene Tao , i ka bere “opozitaret” te votojne dhe akte e ligje te tuat , qe nuk kane pranuar ti votojne as disa nga deputetet socialiste.

Prandaj mos ki merak se nuk te luajne as kete here, sic ju ke lene porosi do bejne , do votojne kunder “marreveshjes” .

Nuk e di si do besh me ata te tjeret andej matane se duket sikur e kane marre seriozisht kete pune! Vete Sekretari i Shtetit …!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here