Një çift transportohen me urgjencë tek Infektivi, 15 të shtruar në 24 orë…

0
132

Shtimi i rasteve me COVID 19 në vend ka shtuar edhe numrin e të hospitalizuarve te Infektivi. Bbëhet fjalë për një çift të moshuarish rreth 70 vjeç. Të sëmurët janë pa komplikacione të rënda.

Burime për News 24, thonë se para urgjencës së fundit, janë paraqitur në Infektiv 13 pacientë të infektuar me Covid 19 në harkun e 24 orëve.

Ndërkohë raportohen edhe disa të shëruar që janë nxjerrë nga spitali për në banesë. Zyrtarisht, ministria e Shëndetsisë ka raportuar për 46 të shtruar në Covid 1, tetë në terapi intensive dhe një i intubuar. Po sot MSH ka publikuar me vonesë humbjen e një jete në spitalin Covid 1, një grua e moshuar mbi 80 vjeç, që sipas MSH ishte asiptomatike dhe vdekja ka ardhur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Por burime për News 24 pohojnë jashtë kameras se gruaja në momentin e diagnostikuar me Covid 19 nuk ka patur gjendje të rënduar shëndetësore. Pas infektimit, shëndeti i saj është përkeqësuar në pak ditë me insuficencë të theksuar respiratore tipike shenjë e Covidit. Pas kësaj pacientja përfundoi në reanimacion ku pas tri ditësh ndërroi jetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here