Tritan Kalo, mesazh për shqiptarët: Ja 4 mënyrat e të sjellurit që duhen zbatuar…

0
127

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo duke pohuar se koronavirusi do të jetë me ne i pranishëm edhe për shumë kohë, apelon për sjellje të përgjegjshme nga ana e qytetarëve.

Sipas tij, tre aleatët e mëdhenj për përballimin e çdo sëmundjeje, dielli, ajri e uji, janë me shumicë tek ne, ndaj jeta duhet gëzuar çdo çast, por duhet bërë kujdes me sjelljen.

Ai kujton 4 mënyrat e të sjellurit të popullit japonez, që ndihmuan shumë edhe në perballimin me sukses të pandemisë dhe thotë se janë shembull që duhet ndjekur edhe nga ne.

Mesazhi i mjekut Tritan Kalo

“Carpe diem”….. Gëzoju jetës për çdo ditë sepse Natyra na ka dhënë me shumë zemërgjërësi Diellin, Ujin dhe Ajrin, këta tre aleatë besnikë të gjithkujt për përballimin e çdo sëmundje…..Që JETËT tona të jenë sa më të shëndetëshme, KURRË mos të harojmë se rreziku potencial i infeksioneve stinorë, përfshirë këtu edhe Sars-Coc2/Covid-19, është ende si dhe do të jetë i pranishëm për shumë kohë…..Kryeministri i Japonisë është shprehur se 4 (katër) mënyra të të sjellurit të këtij populli ndikuan dhe po ndikojnë edhe pse kanë në përqindje një numër shumë rë madh të moshuarish, që numuri i të sëmurëve dhe i vdekjeve të jenë minimale në raport, me shumë vënde socio-ekonomikisht të ngjashme me të përfshirë edhe fqiun tonë Italinë: 1- mos dhënia e dorës e mos përqafimi, 2- higjena maksimale personale dhe ajo kolektive, 3- tradita e mbajtjes së maskave në periudha infeksionesh aerogene dhe në ato mjedise ku ka grumbullime njerëzish, si dhe 4- heqja e këpucëve sapo hymë në shtëpitë tona….NE 7 MILIONË ARBËRORËT e Ballkanit, që “jemi disi pak japonezë në mënyrën tona të të sjellurit”, A E KEMI vallë kaq të vështirë të ruajmë jetët tona, DUKE ndryshuar disi mënyrat e të sjellurit apo mendojmë se jemi të tepërt mbi këtë Planet???….Ju respektojmë dhe ju duam shumë, POR edhe JU përpiquni të mos e vështirësoni jetën tuaj, si dhe të na shtoni njëkohësisht edhe ne MANTELBARDHËVE si dhe personelit tjetër mjeksor barrën e punëve tona….Me mirëkuptim, me mirëbesim, me vetndërgjegjësim të vazhdueshëm NE po ja dalim dhe to ja dalim me siguri mbanë në përballjen tonë me sfidën e vitit 2020, Sars-Cov2/Covid-19 dhe jo vetëm….DITË sa më të MBARË Bashkëatdhetarë!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here